TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Francës, Didier Deshamp nuk ka ndryshuar mendim për prezencën e Karim Benzema në Kombëtare.
Tekniku kampion bote i pyetur nëse Kombëtarja ka vend për futbollistin e Real Madrid, aq më tepër kur sulmuesi e ka nisur më së miri këtë sezon duke shënuar gola, është përgjigjur se prezenca e tij nuk i bën Kombëtares.
Ndërsa ka mohuar se pas mosgrumbullimi i tij ka ndonjë prapaskenë, pasi vendimi është vetëm teknik. “ Është një vendim sportiv, thjesht mendoj se prezenca e tij nuk do të ishte e mirë për ekipin Kombëtar. Duke parë se gjërat po funksionojnë, mendoj se është më e mira për Kombëtares e Francës dhe për atë se çfarë përfaqëson kjo fanellë. Kjo është e gjitha”, sqaroi Deshamp.