AKTUALITET, 13 Tetor 2019, 10:37

Vrasja në Kavajë, nis seanca në Gjykatë për Bledar Toçin, habit avokati: Kokainën e përdorte si qetësues babai i policit

Vrasja në Kavajë, nis seanca në Gjykatë për Bledar



Gjykata pritet të japë sot masën e sigurisë për Bledar Toçin, i cili u arrestuan pak ditë më parë për vrasjen në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli. Mbi Toçin përveç akuzës së vrasjes, ai akuzohet dhe për shtije dhe prodhim narkotikësh.

“Arrestimi i Bledar Toçi është i paligjshëm. I ati i Bkedar ka pohuar se konsumon kokainë për efekt qetësues. Në këto rrethana duhet hetim i thelluar. Masa arrest me burg nuk duhet pranuar. “, është shprehur avokati në seancë.  Ndërsa në seancë Bledar Toçi nuk ka ka thënë asnjë fjalë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.