TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar një vendim të qeverisë të Edi Ramës.
Në deklaratën për mediat, Dule tha se, pas takimeve ka konstratuar se qeveria, në shkelje të hapur të çdo parimi transparence, po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin për pronat.
Më tej në fjalën e tij, Dule thotë se, Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin.
DEKLARATA E PLOTË
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut zhvillon prej kohesh një cikël takimesh me shoqata përfaqësuese dhe grupe interesi me lidhje me kuadrin ligjor për trajtimin e çështjes së pronave në përgjithësi dhe ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” në veçanti. Konstatojmë me keqardhje se qeveria, në shkelje të hapur të çdo parimi transparence, po përgatitet të kalojë në procedurë parlamentare projektligjin në fjalë,
1: Pa e konsultuar me grupet e interesit dhe pa zhvilluar asnjë debat publik.
2: Duke anashkaluar apo duke marrë parasysh në mënyre selektive rekomandimet e Komisionit të Venecias.
3: Duke vënë para faktit të kryer me dhjetëra mijëra qytetarë dhe komunitete të cilat humbasin përfundimisht pronat e tyre, por edhe të drejtën ligjore të pretendimit të saj.
Qeveria e Zotit Rama synon që, duke injoruar pushtetin vendor por edhe sistemin e drejtësisë ta shndërrojë trajtimin e pronës në një domein ekskluziv të tij dhe të strukturave drejtpërsëdrejti të varura juridikisht dhe verbërisht, besnike politikisht.
Në mënyrë të veçantë, nëpërmjet këtij ligji, Rama i hap rrugën përmbushjes së objektivit të tij strategjik për tjetërsimin e statusit pronësor, kryesisht në bregdet, por edhe në të gjithë vendin, duke u privuar pronën pronarëve të ligjshëm dhe duke i venë atë në shërbim të interesave të oligarkëve – klientë të pushtetit të tij personal.
Kjo nisme ligjore, në korrelacion me ligjin për Investitorët Strategjikë, për Korporatën e investimeve dhe VKM për Shpronësimet, përben gurin e varrit për pronën dhe pronësinë e ligjshme.