TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 supersfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u realizuan në total plot 10 gola.
Spikat triumfi i Francës në transfertë ndaj Portugalisë. Kampionët e botës iu falën golit të Kante në minutën e 54-t. Ndërkohë në sfidat e tjera, Gjermani bëri detyrën në shtëpi, duke fituar me përmbysje ndaj Suedisë 3-1, falë golit të Sane dhe dopietës së Verner.
Përballje tepër interesante dhe ajo mes Zvicrës dhe Spanjës. Skuadra e Luis Henrikes nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë, teksa Serxhio Ramos, gaboi 2 herë nga pika e bardhë e penalltisë, në sfidën e sotme. Takimi mes Suedisë dhe Kroacisë, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.
REZULTATET:
PORTUGALI-FRANCË 0-1
Kante 54′
ZVICËR-SPANJË 1-1
Freuler 26′ / Moreno 89′
GJERMANI-UKRAINË 3-1
Sane 23′, Verner 33′, 64′ / Jaremçuk 12′
SUEDI-KROACI 2-1
Kulusevski 36′ , Danielson 45+2′ / Denielson 82′ (autogol)