SPORT, 14 Nëntor 2020, 20:47

Nuk ka fitore për De Biazin, Azerbajxhani bllokohet në barazim nga Mali i Zi me 10 lojtarë

Nuk ka fitore për De Biazin, Azerbajxhani bllokohet në barazim nga


Azerbajxhani nuk ia del sërish të fitojë në Ligën e Kombeve. Kombëtarja transkaukaziane, e cila drejtohet nga ish-trajneri i Shqipëri Xhani De Biazi, u frenua në barazim 0-0 nga Mali i Zi, i cili luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas daljes nga fusha me dy kartona të verdhë të mbrojtësit Igor Ivanoviçit.

Pas 5 ndeshjesh në krye të kombëtares azere, De Biazi ka grumbulluar 5 pikë duke u renditur në vendin e tretë në grupin 1 të Ligës C