SPORT, 14 Nëntor 2020, 21:53

La Liga ka nevojë për 490 milion euro, tre janë klubet më të goditura

La Liga ka nevojë për 490 milion euro, tre janë klubet më


Pandemia ka shkaktuar probleme ekonomike në çdo fushë dhe jashtë kësaj nuk mund të mbetet industria e madhe e futbollit. Probleme financiare në Itali, por edhe në Spanjë. 600 milion euro humbje deklaroi ditën e djeshme Paolo Dal Pino, presidenti i Ligës së Serie A.

Së fundmi ka folur edhe Javier Tebas, kreu i La Ligës spanjolle. Në një prononcim për Marca, Tebas deklaron se La Liga ka nevojë për 490 milion euro që ky sezon të mbyllet pa probleme. “Klubet po tentojnë uljen e rrogave, pasi kanë rreth 500 milion euro shpenzime të tepërta në këtë periudhë.

Më të goditurat nga pandemia janë Real Madrid, Barcelona dhe Valencia. Ndikim të madh ka mungesa e tifozëve. Që ky sezon i La Ligas të përfundojë pa probleme, nevojitet 490 milion euro“, deklaron Javier Tebas.