SPORT, 14 Nëntor 2020, 16:09

Drejtësi spanjolle në ndeshjen Shqipëri-Kazakistan, njihuni me arbitrin që nuk e ka të vështirë të nxjerrë nga xhepi kartonin

Drejtësi spanjolle në ndeshjen Shqipëri-Kazakistan, njihuni me


Ndeshja që do të luhet nesër në orën 18:00 mes Shqipërisë dhe Kazakistanit në stadiumin “Air Albania” do të gjykohet nga arbitri spanjoll Xavier Estrada Fernandez. Një emër i njohur në drejtësinë spanjolle, 44-vjeçari numëron 222 paraqitje në La Liga, ndërkohë jashtë Spanje, prezencat e tij i ka më shumë në Europa League me 14 të tilla.

Kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, ai ka arbitruar 5 ndeshje por vetëm përballje kualifikuese dhe jo në grupe. Fernandez është një arbitër që nuk toleron lojën e ashpër dhe e ka të lehtë të jap kartonin, jo më kot po të shohësh statistikat e tij, janë 1937 të verdhë dhe 38 të kuq.