LIFESTYLE, 6 Shtator 2025, 16:54

Zi në Milano, mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Giorgio Armanit

Zi në Milano, mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit

Një humbje e madhe ka mbuluar me zi Italinë dhe botën e modës.

Giorgio Armani, emri që ndryshoi përgjithmonë estetikën dhe elegancën, u nda nga jeta disa ditë më parë, duke lënë pas një trashëgimi që pak mund ta arrijnë.

Në Milano, qytetin ku lindi dhe ku ndërtoi perandorinë e tij, mijëra njerëz janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit legjendar.

Para Teatrit Armani, në Via Bergognone, janë krijuar dy radhë të gjata: njëra me punonjësit e shtëpisë së modës, tjetra me qytetarë nga e gjithë Italia që kanë ardhur për të nderuar ikonën që i dha vendit të tyre një identitet të veçantë në skenën ndërkombëtare të modës.

Autoritetet italiane kanë shpallur ditën e hënë si ditë zie kombëtare në nder të “Mbretit Giorgio”.

Ceremonia mortore do të mbahet në një rreth të ngushtë familjar, sipas dëshirës së vetë stilistit.

Një epokë mbyllet me largimin e tij, por fryma dhe vizioni i Giorgio Armanit do të jetojnë përmes stilit që u bë gjuhë universale.