TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhevahir Dashi nga Prrenjasi ka vendosur të surprizojë nusen e djalit të tij me një dhuratë të pazakontë: një makinë.
Ajo që e bëri edhe më të veçantë momentin ishte letra e gjatë e urimit që ai i dedikoi nuses, Eriseldës. Në mesazh, vjehrri e falënderon për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes, duke e cilësuar “një nga shtyllat kryesore të shtëpisë”. Dhurata, sipas tij, nuk është thjesht një mjet transporti, por një simbol mirënjohjeje dhe respekti për rolin e saj të pazëvendësueshëm.
Letra dhe gjesti janë shpërndarë përmes TikTok, duke marrë me dhjetëra reagime dhe komente pozitive nga përdoruesit. Shumë e kanë cilësuar si një shembull të rrallë respekti dhe dashurie brenda familjes shqiptare.
Eriselda Karriqi është një nuse e zakonshme, por për vjehrrin e saj Xhevair Dashi ajo është shtyllë kryesore e shtëpisë dhe për këtë ka vendosur t’i dhurojë një makinë.
Një gjest që nuk e ndesh shpesh dhe që zakonisht janë bashkëshortët ata që bëjnë dhurata të tilla e megjithatë, bashkë me makinën e lidhur fjongo, vjehrri i ka shkruar nuses një letër e cila është bërë virale në rrjet.
Nusja Eriselda e ka postuar në facebook, ku shkruan se sinqerisht nuk e ka pritur këtë dhuratë.
Letra e vjehrrit drejtuar nuses
E dashura Eriselda! Me shumë kënaqësi dhe zemër të hapur, unë, vjerri yt, Xhevahir Dashi, kam nderin të të bëj këtë dhuratë një makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty.
Ti nuk je vetëm nusja e kësaj shtëpie, por je bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Me përkushtim, kujdes dhe dashuri të paçmuar, ke dhënë gjithmonë shembullin e artë të familjes sonë. Kujdesi yt i vazhdueshëm për familjen dhe për djemtë tuaj, bashkëshortin tënd Gentin, si dhe dashuria e pafund për gjithë familjen tonë, tregojnë shpirtin tënd të madh dhe fisnik.
Duke të të bërë këtë dhuratë, të ndihmoj me zemër dhe të vendosësh gjithmonë familjen në epiqendër të jetës tënde. Prandaj, kjo dhuratë nuk është vetëm një makinë, por edhe një simbol i respektit, mirënjohjes dhe dashurisë sonë për ty.
Uroj që kjo makinë të të shërbejë në të gjitha rrugët e jetës, qoftë të begata, qoftë të vështira, duke të kujtuar gjithmonë se je e dashur, e çmuar dhe një shtyllë e rëndësishme e kësaj familjeje, e bashkuar gjithmonë me dashuri dhe respekt për të gjithë. Me dashuri dhe urime të përzemërta, Xhevahir Dashi.