TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar me sukses edicioni i parë i “Big Brother VIP” dhe fitues u shpall Ilir Shaqiri. Tifozeria ishte e ndarë në dy kampe mes tij dhe Donald Veshajt, por çmimin e madh arriti ta fitonte Iliri.
Në rrjetet sociale, mbrëmë çdo postim lidhej me spektaklin. Madje, edhe personazhet e famshëm kanë treguar simpatitë e tyre. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë moderatorja Xhemi Shehu, e cila është edhe shoqja e ngushtë e Arbana Osmanit.
Xhemi ka postuar në Instastory, momentin kur Donaldi ka mbërritur në studio pasi la shtëpinë e madhe.
“’BB VIP’ Donald Veshaj”, ka shkruar ajo përmbi video, shoqëruar me duartrokitje
