TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë zbuluar së fundmi se fondacioni i tyre do të dhurojë 44 milionë dollarë për kërkime dhe teknologji për të ndaluar dioksidin e karbonit.
Sipas, "Rolling Stone", 21 milionë do t’i dhurohen Universitetit të Kalifornisë, 20 milionë shoqatës ”Twelve” dhe 2.5 milionë për financimin e një sërë projektesh.
Vitin e kaluar, fondacioni dhuroi 23 milionë dollarë për kërkimin për uljen e dioksidit të karbonit dhe 10 milionë dollarë shtesë për një nismë të ngjashme të nisur nga Bill dhe Melinda Gates.
Pavarësisht donacioneve të milionerëve ambientalistët u kërkojnë kompanive Big Tech dhe të pasurve që i drejtojnë të fillojnë të reduktojnë ndotjen e prodhuar prej tyre.