TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori Donald Veshaj, mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka biseduar me dy finalistet e tjera moderatoren Einxhel Shkira dhe modelen Beniada Nishani për “krisjen” e miqësisë së tij me ish-banoren Semi Jupaj.
Tre banorët duke ngrënë darkë, kanë biseduar për miqësinë Donald-Semi, Einxhel i thotë Donaldit se sipas saj miqësia e tyre nuk do të rifitohet.
Donaldi tregon se nga e gjithë ajo që ndodhi, që u mor si “bombë”, dhe beson se nuk do këtë rikthim për këtë shoqëri mes tyre, por sipas tij ai ka respekt për këngëtaren.
Ndërsa Beniada mendon se Semi është shoqja e tij, por asnjëherë nuk duhet ta ulë Donaldin.
Biseda mes Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës:
Einxhel: Mendoj se me semin nuk do të jesh më njësoj siç ke qenë brenda, nuk besoj se është një marrëdhënie që mund të rifitohet.
Donaldi: Jo, as unë nuk e besoj, prapë unë e respektoj si vajzë është një vajzë.
Einxheli: Ashtu erdhën rrethanat.
Donaldi: Unë e kam thënë gjithmonë pasi ka ndodhur “bomba” e madhe e shekullit, përmbysje e madhe, prapë ajo është vajzë shumë e mirë unë e kam thënë gjithmonë.
Beniada: Unë e kuptoj që ajo është shoqja jote, mund të të mbështesë, por asnjëherë nuk duhet të thotë një fjalë që të uli.