TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fitores së Ilir Shaqirit të çmimit të madh të Big Brother VIP Albania, ka folur edhe konkurrenti i tij në finale Donald Veshaj. Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.
Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.
Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka triumfuar në Big Brother Albania duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Shaqiri fitoi përballë aktorit Donald Veshaj, të cilit iu desh të renditej i dyti në garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel. Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.