LIFESTYLE, 8 Prill 2022, 21:28

Will Smith përjashtohet nga Oscars për dhjetë vjet

Will Smith përjashtohet nga Oscars për dhjetë vjet

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në Academy Awards për 10 vitet e ardhshme. Aktori nuk mund të marrë pjesë në çmimet Oscars dhe ngjarjet e tjera të Akademisë për një dekadë pasi goditi me shuplakë komedianin e njohur, Chris Rock.

Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mblodh të premten për të diskutuar masat disiplinore. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje  të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë,” thanë Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Daen Hudson në një deklaratë të premten.

Gjatë ceremonisë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos më 27 mars, Smith doli në skenë dhe goditi komedianin, i cili kishte bërë një shaka për gruan e tij, aktoren Jada Pinkett Smith. Incidenti shkaktoi debate të ashpra dhe personazhe të shumtë kërkuan masa të rrepta disiplinore.