LIFESTYLE, 2 Prill 2022, 09:52

Donald Veshaj realizon një tatuazh të ri, ja kuptimi i veçantë që ka

Donald Veshaj realizon një tatuazh të ri, ja kuptimi i
Donald Veshaj

Donald Veshaj ka bërë një tatuazh të ri kuptimi i të cilit është i veçantë dhe lidhet me vëllain e tij binjak, Romeon.

Aktori ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku tregon se në bark ka gdhendur figurën e një demi. Është pikërisht ky epiteti me të cilin Romeo e thërret atë dhe e ka quajtur të tillë gjatë gjithë eksperiencës në “Big Brother VIP”: Demi i vëllait.


Romeo e përdorte këtë në çdo foto, video, koment apo takim që pati me Donaldin kur ai ishte pjesë e formatit të njohur. Aq sa kjo fjalë u kthye në një trend dhe të gjithë filluan ta quanin Donaldin “Demi”, si një epitet për të treguar forcën e tij brenda në lojë.

Pas daljes Donaldi ka parë se çfarë është bërë jashtë dhe impaktin e Romeos jashtë që i shërbeu lojës së tij brenda. Andaj, duket se ka vendosur ta përjetësojë këtë gjë në trupin e tij.

Donald Veshaj realizon një tatuazh të ri, ja kuptimi i

Romeo dhe Donaldi kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se “Big Brother” ishte e vetmja eksperiencë që i ndau. Atyre iu ofrua një emision Prime time në Top Channel, me emrin “Më lër të flasë”, batuta më e famshme e Donaldit brenda shtëpisë.

Ndonëse pranuan me lot gëzimi, pas finales u raportua se dy vëllezërit e kanë anuluar emisionin e tyre. Kjo pasi ata fshinë videon e promos së emisionit nga rrjetet sociale që edhe sot e kësaj dite nuk është rikthyer. Ndonëse, dy vëllezërit i rregulluan marrëdhëniet me produksionin dhe u shfaqën pranë tyre në festën private të “Big Brother VIP”, të organizuar një javë pas finales.

Pavarësisht të gjitha zërave që kanë qarkulluar ata të dy kanë zgjedhur të heshtin dhe mos të sqarojnë se çfarë po ndodh me planet për emisionin dhe jetën personale.

Në fakt duket se Romeo dhe Donaldi kanë ndërmend të marrin më seriozisht muzikën pasi kanë paralajmëruar se do sjellin një projekt të ri. Vetëm pak javë më parë Donaldi publikoi këngën e tij “Nuk je”, që duket si një dedikim për Bora Zemanin. Përforcuar kjo nga fakti që në videoklip shfaqet numri 5, që është edhe data e përvjetorit të tyre.

Dy vëllezërit e njohur të ekranit kanë treguar që në fillim të karrierës se muzika është një nga pasionet e tyre. Ata kanë publikuar edhe dy këngë “Në të SMS” para katër vitesh dhe “Margarita” në 2021. Këto dy këngë kanë qenë me tekste humoristike, por mbetet për tu parë nëse tashmë ata do foksuohen te muzika e mirëfilltë./Panorama Plus/