LIFESTYLE, 6 Prill 2022, 09:27

Hakmarrje ndaj Donald Veshajt? Nëna e Beatrix Ramosajt i surprizoi të gjithë me veprimin ndaj Ilir Shaqirit

Hakmarrje ndaj Donald Veshajt? Nëna e Beatrix Ramosajt i surprizoi të

Mamaja e Beatrix Ramosaj ka habitur jo pak ndjekësit me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka publikuar një video në Instastory ku e bija dhe Ilir Shaqiri kërcejnë kur ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ajo u ka bërë tag të dyve duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në llogarinë e tij.

Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se është një lloj hakmarrjeje ndaj Donald Veshajt pas ndarjes së tij nga Beatrix. Kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime.

Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj.

Ndonëse pritej që pas mbarimit të formatit dyshja të kishte një marrëdhënie të mirë, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ata jo vetëm që nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë por madje Iliri edhe e ka ironizuar Donaldin.

Kujtojmë këtu se kur Donaldi e ftoi t’i bashkohej iniciativës së tij për bamirësi për të ndërtuar katër shtëpi, Iliri iu përgjigj duke thënë: “Ka kush ngre tulla, unë kam qëllime të tjera”.

Po ashtu as me Beatrix, balerini nuk ka patur marrëdhënie të mirë. Kjo gjë u ndikua edhe nga lidhja e saj me Donaldin.

Pak javë më parë ata u ironizuan edhe në Instagram. Këngëtarja postoi një foto në Instagram ku shihej e veshur me xhup jeshil dhe syze të bardha, njësoj si Maluma.

Hakmarrje ndaj Donald Veshajt? Nëna e Beatrix Ramosajt i surprizoi të

Krah fotove ajo shkroi: “E ka bërë për mua”, duke risjellë në vëmendje batutën e famshme të balerinit. Për ata që mund ta kenë harruar, kur ishte pjesë e formatit Iliri tha “E ka bërë për mua” kur dëgjoi këngën e re të Sabianit me titull “Tradhtare”.

Por fituesi i Big Brother VIP nuk e ka pritur edhe kaq mirë këtë shaka, duke iu përgjigjur me ironi në një postim në Instagram ku shkroi “Ja ta përkthej pak”, duke shtuar edhe emoji me syrin e mbyllur.

Megjithatë, ka mundësi që marrëdhënia mes tyre të marrë një rrjedhë tjetër.

Beatrix dhe Donaldi ui dhanë fund lidhjes pak ditë pas daljes nga formati. Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka sqaruar se çfarë ndodhi.