LIFESTYLE, 5 Prill 2022, 09:19

Stresi flet sërish për punën e Kejsit: Merr 500 dollarë dita, luks e shtëpi 800 mijë dollarëshe

Stresi flet sërish për punën e Kejsit: Merr 500 dollarë
Reperi Arkimed Lushaj

Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka folur sërish për ish-bashkëshorten e tij, Keisi Bezhani, e cila u bë pjesë e mediave shqiptare ditët e fundit për shkak të punës që bënte në Toronto, si kameriere.

I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Stresi tha se Kejsi paguhet 400-500 dollarë në ditë dhe se ka arritur të ketë një jetë luksi përmes punës. Ai madje shtoi se shtëpia ku jeton Kejsi në Toronto kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për shtatë vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë.

Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj,”- tha Stresi.

Vetë Keisi më herët iu përgjigj mediave në Shqipëri në lidhje me punën e saj. Ajo shkruante se ka punuar që 18 vjeçe, pesë ditët e javës është në bankë, ndërsa në fundjavë punon në një bar.

Ish-gruaja e Stresit shtonte se gjithmonë ka dashur të ketë paratë e saj dhe nuk është turpëruar nga puna që ka bërë.