LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2021, 23:56

Festivali i 60-të i Këngës/ Triumfon Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Festivali i 60-të i Këngës/ Triumfon Ronela Hajati, do të

Ronela Hajati është shpallur fituese e edicionit të 60-të këngës në RTSH. Me këngën “Sekret”, Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song, që do zhvillohët në Torino të Italisë në 2022.

Në vendin e dytë, u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”, ndërsa vendi i tretë u nda mes dy artistëve, Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

Ronela mes lotëve u shpreh se ky çmim i dedikohet babait të saj, i cili nuk jeton më.

“Para se të them dicka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky i dedikohet vetëm babës tim, që më sheh nga lart. Dua të falenderoj jurinë që më ka votuar”, tha Ronela.

Spektakli u moderua nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.