TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turneu në rajonin e Paqësorit rezultoi i tmerrshëm për ish-zëvendëskryeministrin australian, i cili u sëmur pasi piu një pije tradicionale vendase.
Michael McCormack ndodhej për një vizite në ishullin Pohnpei në Shtetet Federative të Mikronezisë, në ceremoninë e 35-vjetoritë të marrëdhënieve dypalëshe, kur atij iu ofrua sakau, një lloj kava mikroneziane, si pije ceremoniale.
“Në një përpjekje për të treguar respektin tim ndaj traditave lokale, piva të gjithë tasin me sakau,” shkroi McCormack në Twitter të enjten.
Në një video të ceremonisë të shpërndarë nga mediat lokale, ligjvënësi shihet i ulur, duke mbajtur kokën në dorë dhe duke vjellë. Ai më pas u trajtua në spital për dehidratim.
Kava është një pije tradicionale jo-alkoolike e bërë nga bima kava kava, e cila inkurajon relaksimin.
Sipas historisë Pohnpeiane, sakau ishte i dhuruar nga perënditë dhe historikisht konsumohej vetëm nga klasa e lartë dhe burrat. Tani, është më i disponueshëm, por bëhet duke rrahur rrënjën në një gur të veçantë dhe duke e përzier me ujë dhe lëng hibiskusi, përpara se të serviet në një lëvozhgë kokosi.
Former deputy prime minister @M_McCormackMP has suddenly fallen ill during a diplomatic tour of Micronesia. The Nationals MP was offered a bowl of Kava, but couldn't stomach the traditional drink. He was helped to his car and taken to hospital for medical treatment. #7NEWS pic.twitter.com/lhCeqYoSoR
— 7NEWS Canberra (@7NewsCanberra) December 15, 2022