LIFESTYLE, 3 Janar 2022, 14:09

VIDEO/ Gjesti i fundit i këngëtares na bën krenar, Dua Lipa u mëson shqip shoqeve

VIDEO/ Gjesti i fundit i këngëtares na bën krenar, Dua Lipa u

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa edhe një herë ka treguar se nuk e harron origjinën e saj.

Në një video të fundit në Instastory Dua ka vendosur që tu mësojë gjuhën shqipe shoqeve të saj.

Në video Dua shihet duke udhëtuar me mikeshat e saj, dhe një prej tyre dëgjohet duke përsëritur në gjuhën shqipe fjalët e Dua Lipës: Hajde zemër.

Kjo nuk është hera e parë që Dua tenton t’iu mësojë gjuhën shqipe të huajve, pasi e ftuar në emisionin ” Sunday Brunch”, u përpoq t’iu mësojë shqip prezantuesve.