LIFESTYLE, 3 Janar 2022, 10:04

Pas daljes nga Big Brother VIP, Antonela veçon Beatrixën: Më vjen keq që paragjykohet jashtë

Pas daljes nga Big Brother VIP, Antonela veçon Beatrixën: Më

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Antonela Berisha ka folur për banorët.

E ftuar në ‘Fun club’ Antonela ka shprehur se  ndryshe i mendoja kur isha jashtë dhe ndryshe ishin brenda shëpisë.

Ajo ka veçuar këngëtaren Beatrix Ramosaj, për të cilën ka thënë se i vjen keq që paragjykohet jashtë.

“Realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Antonela ka udhëtuar për në Dubai.