LIFESTYLE, 2 Janar 2022, 19:38

Donaldin apo Ilirin? Ja kë shikon vajza Monika Lubonjës si mik më të mire për të

Donaldin apo Ilirin? Ja kë shikon vajza Monika Lubonjës si mik më

Vajza e Monika Lubonjës, Tea, ishte e ftuar ditën e sotme në “Fun Club” ku ka folur për rrugëtimin e nënë së saj në reality-show.

Tea ka treguar se aktorja po tregon “Monikën e vërtetë” dhe se është e drejta e çdokujt ta pëlqejnë ose jo.

“Në këtë rast nuk jam mërzitur sepse ajo është Monika e vërtetë që shprehet aty. Është e drejta e çdokujt t’i pëlqejë ose jo.”– ka rrëfyer ajo.

Donaldin apo Ilirin? Ja kë shikon vajza Monika Lubonjës si mik më

Në diskutimin në lidhje me marrëdhënien e Monikës me Ilirin dhe Donaldin, Tea u pyet se kë do të preferonte mes të dyve, si personin që nxjerr në pah anën më të mirë të Monikës.

“Duke qenë se ajo është një lojë ata nuk kanë luksin e të qenurit alturistë me njëri-tjetrin. Nëse do ishin në një ambient jashtë nuk do të kishin këtë lloj presioni. Mendoj që mund t’i ketë miq të dy sepse janë dy karaktere të ndryshme, dy grupmosha të ndryshme dhe dy profile të ndryshme. Ajo mund të diskutojë me Ilirin të bëjë gallatë dhe humor dhe të njëtën gjë mund të bëjë dhe me Donaldin dhe kjo për mua është një vlerë. Nuk e kuptoj pse diplomacia e Monikës është konsideruar si një antivlerë apo servilizëm. Është aftësia e saj që di ta mbajë mirë me të gjithë”, tha Tea.

Donaldin apo Ilirin? Ja kë shikon vajza Monika Lubonjës si mik më