LIFESTYLE, 2 Janar 2022, 21:13

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana Osmani thumbon Albërie Hadërgjonajn për deklaratën e bërë kohë më parë. Ja si u përgjigj këngëtarja

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana

Në surprizën që iu bë mbrëmë Beatrix Ramosajt nga tezja e saj, përveç mesazhit që i dha ajo asaj dhe Donaldit u vu re edhe diçka tjetër. Moderatorja e programit Arbana Osmani e ngacmoi Albërien duke i përmendur tërthorazi deklaratat që kjo e fundit bëri disa kohë më parë në nisje të lidhjes së çiftit Donald-Beatrix. Këngëtarj u shpreh e revoltua duke thënë se produksioni po i përdorte dy banorët për klikime dhe e cilësoi çiftin si “viktimë” të tyre.

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana

Pasi Albëria mbaroi fjalën e saj për Beatrixën dhe Donaldin, Arbana nuk la pa i përmendur faktn se ajo kishte bërë deklarata të tjera para disa kohësh.

Arbana: Sikur nuk ke  pasur këtë mendim para ca kohës..Kam lexuar ca tituj portalesh hë hë…

Albëria: Si çdo nënë, se unë po e fus veten në prizmin e nënës. Shqiptarët dinë më mirë punët e tjetrit sesa punët e veta . Problemi i atyre që komentojnë me aq negativitet  për Beatriksin në këtë rast që thjesht pëlqen një djalë  që i dha dritën jeshile.

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana

Kujtojmë se pak kohë më parë Albërie Hadërxhonaj në një intervistë ishte shprehur se “aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Ariola, Donaldi e së fundi Beatrix dhe më vjen shumë keq”.

Gjithashtu tezja e Beatrix Ramosaj pati shtuar:

“Atyre po u bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin nga dy njerëz që pëlqehen. Produksioni, pas daljes së Fifit, u duheshin këta të dy për shikueshmëri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen keq! Boll më se janë tre familje të cenuara moralisht. Kemi menduar që po futet në një program si ‘Big Brother VIP’, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh që nuk dalin dot nga formati i ‘Për’Puthen’ kur për disa shikime kanë shkelur mbi çdo parim”.

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana

“Donaldi dhe Beatrix 'viktimat' e produksionit”/ Arbana