TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kinë mund të ndodhë që të përballeni me një gjykatës robot. Ndodh në Shangai, ku është ndërtuar një robot që mund të akuzojë njerëzit për krimet e kryera.
“South China Morning Post” shkruan se softueri aktualisht njeh tetë krime: mashtrimin me karta krediti, menaxhimin e një operacioni kumari, drejtimin e rrezikshëm, lëndimin e qëllimshëm, pengimin e detyrave zyrtare, vjedhjen, mashtrimin dhe zgjidhjen e grindjeve dhe shqetësimeve.
Roboti është ndërtuar dhe e testuar nga Prokuroria Publike e Shanghait. Ai u projektua duke përdorur mbi 17 mijë çështje të viteve nga 2015 në 2020. Roboti pati kufij shumë të ulët gabimi dhe ishte në gjendje të paraqiste një akuzë me një saktësi prej më shumë se 97%.
Magjistrati robot ka 3 aftësi: vlerësimin e provave, kushtet për arrestim dhe rrezikshmërinë e një të dyshuari. Megjithatë, ai nuk merr pjesë në procesin e vendimmarrjes për dënimin.