LIFESTYLE, 30 Shtator 2023, 17:21

Vajza në Durrës shkon të tërheqë certifikatën e diplomimit në ceremoninë me qindra studentë, por merr surprizën e papritur nga i dashuri i saj

Vajza në Durrës shkon të tërheqë certifikatën e

Një moment i bukur është shënuar në mbrëmjen e diplomimit në Durrës, ku një i ri ka zgjedhur që t’i bëjë propozim për martesë partneres së tij.

Manuel Durraj ishte djali i cili i propozoi të dashurës së tij përpara syve të mijërave njerëzve teksa Angelina Doga tërhiqte certifikatën e diplomimit.

Ka qenë rektorja Kseanela Sotirofski e cila u asistoi për më tepër të rinjve, teksa u ngjitën në skenë duke replikuar dhe me batutën se tashmë dy të rinjtë duhet t’i sjellin fëmijët e tyre në UAMD.

Angelina ka lindur në Bulqizë dhe prej vitesh jeton në Tiranë, ndërsa Manueli është nga Fieri dhe jeton në kryeqytet.

Jetojnë të dy në të njëjtën lagje dhe pikërisht aty nisi 4 vite më parë lidhja e tyre e dashurisë, e cila tashmë së shpejti do të konkretizohet në martesë.