LIFESTYLE, 26 Shtator 2023, 16:35

Pas divorceve të bujshme, Ariana Grande dhe Ethan Slater fotografohen për herë të parë si çift

Pas divorceve të bujshme, Ariana Grande dhe Ethan Slater fotografohen

Ariana Grande dhe Ethan Slater u panë duke shijuar një udhëtim në Disneyland, duke shënuar herën e parë që ata shihen bashkë në publik. Dalja e tyre vjen pasi të dy janë duke u divocuar nga partnerët përkatës.

Të premten, çifti u pa duke pritur për një udhëtim me disa miq, në fotot e siguruara nga blogu i famshëm Deuxmoi.

Pas divorceve të bujshme, Ariana Grande dhe Ethan Slater fotografohen

Në foton e realizuar nga mbrapa, ato shihen krah për krah. Si Ariana, ashtu edhe Ethan, ishin të veshur me xhup të gjerë dhe kapele të mëdha bejsbolli duke mbajtur një profil të ulët.

Një javë më parë, Ariana dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, paraqitën kërkesën për divorc pas dy vitesh martesë. Duket se të dy u ndanë miqësisht, pasi personat e brendshëm thanë për TMZ se “ata kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues për njëri-tjetrin në çdo hap të këtij procesi”.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për divorcin e Ethan-it nga gruaja Lili Jay, e cila pretendoi se ajo ishte “plotësisht e verbër” nga marrëdhënia e tij me Grande-n.

Ylli i Wicked ka një djalë 1-vjeçar me gruan e tij.