LIFESTYLE, 3 Shtator 2022, 22:12

Sara Hoxha konkurentja zyrtare e "Dancing with the Stars"

Sara Hoxha konkurentja zyrtare e "Dancing with the Stars"

Sara Hoxha është një nga influenceret më të ndjekura në rrjetet sociale, edhe për shkak të lidhjes me Ledri Vulën dhe familjes që ata po ndërtojnë bashkë me vajzën, Poem, ndërsa jo pak herë Sara është lidhur edhe me televizionin, duke zbuluar që ka projekte për të ardhmen.

E në fakt, që në momentin kur pak javë më parë Hoxha u shpreh se “ka një projekt në Top Channel por jo në Big Brother” menjëherë u përfol se mund të bëhej fjalë për “Dancing With The Stars”, spektakël që i rikthehet ekranit këtë sezon.

Sot, nga faqja zyrtare e DWS është konfirmuar se do të jetë pikërisht Sara konkurentja e dytë zyrtare e programit të kërcimit.

“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj”- shkruhet në video-n prezantuese të influenceres, që mesa duket përvec gjithë aftësive të tjera, do të na tregojë edhe talentin në kërcim.