TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Leka II Zogu, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin.
Sipas komunikatës zyrtare, martesa është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të kësaj ngjarjeje për Familjen Mbretërore Shqiptare.
Me këtë rast është publikuar edhe fotografia zyrtare e çiftit, e realizuar në Kështjella Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik lidhet me trashëgiminë e familjes fisnike të Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve, e cila kishte origjinë hungareze dhe mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Në njoftim, Oborri Mbretëror Shqiptar thekson se Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj në mbarë botën.