LIFESTYLE, 21 Mars 2024, 19:08

Ndërron jetë poeti dhe tekstshkruesi i këngëve, Jorgo Papingji

Ndërron jetë poeti dhe tekstshkruesi i këngëve, Jorgo

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.

Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.

Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.  Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh. Papingji lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 19942.