LIFESTYLE, 29 Nëntor 2021, 09:09

Tom Cruise nuk njeh limite për filmin ‘Mission Impossible’/ 59-vjeçari varet me kokë poshtë tek aeroplani

Tom Cruise nuk njeh limite për filmin ‘Mission Impossible’/

Ylli i Hollywood, Tom Cruise është duke xhiruar skena për filmin më të ri të “Mission Impossible 8”. 59-vjeçari është parë duke u varur përmbys në krahun e një aeroplani, teksa ndodhej mbi qiejt e Kembrixhit.

Marifetet mahnitëse ishin një nga shumë bëmat e pabesueshme që aktori po bën për filmin e ardhshëm Mission Impossible 8.

Avioni u ngrit nga Aerodromi Duxford në Cambridgeshire dhe sapo arriti 600 metra në ajër, Tom doli nga kabina dhe u zvarrit në krahun e majtë.

I lidhur me aeroplanin nga një parzmore, Tom pastaj u var me kokë poshtë nga krahu i aeroplanit.