LIFESTYLE, 10 Nëntor 2022, 10:01

Për herë të parë në historinë e “MTV Europe Music Awards”, tre këngëtaret me origjinë shqiptare nominohen për të njëjtin çmim

Për herë të parë në historinë e “MTV Europe

Ditën e dielë (13 nëntor) do të mbahet ndarja e çmimeve MTV Europe Music Awards 2022.

Prezantuesit e natës së madhe do të jenë Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi. Mirëpo duket se këtë natë do ta ‘pushtojnë’ artistet me origjinë shqiptare pasi Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max.

Yjet të cilat do të performojnë hitet e tyre janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.

Bebe Rexha dhe David Guetta – “I’m blue”

Dua Lipa dhe Megan The Stallion- “Sweetest Pie”

Ava Max dhe Dj Tiwsto- “The Motto”

Kjo është hera e parë në historinë e “MTV” që tre artiste me origjinë shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe shumë të tjerë.