LIFESTYLE, 7 Nëntor 2022, 18:48

Fotografi i njohur zbulon bukurinë shqiptare në rrugët e New York-ut, video e Fjolla Arifit bëhet virale

Fotografi i njohur zbulon bukurinë shqiptare në rrugët e New
Fjolla Arifi

Fotografi i njohur, David Guerrero numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që realizon. Puna e tij bazohet në New York dhe së fundmi ai, ndërsa ndalonte persona të zakonshëm në rrugë për t’i fotografuar, ka hasur një vajzë shqiptare.

Guerrero ndaloi në rrugët e qytetit amerikan vajzën të quajtur Fjolla Arifi, të cilën në veçanti e komplimentoi për emrin e saj, duke shkuar: “Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Guerrero (@dgphotoholic)

Video ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij.

Fotografi i njohur zbulon bukurinë shqiptare në rrugët e New
Foto: Screenshot/YouTube

Fjolla që u bë rastësisht pjesë e një fotosesioni është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Në biografinë e saj të vendosur në Instagram, Fjolla tregon se krahas punës si modele ajo është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.