LIFESTYLE, 8 Dhjetor 2021, 10:42

Pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi rikthehet në rrjetet sociale për miken e saj

Pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi rikthehet në rrjetet sociale

Artistja e njohur, Adriana Matoshi pasi fitoi betejën e dytë me tumorin, duket se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetëm pak orë pasi ka dalë nga spitali, Matoshi është rikthyer në rrjetet sociale për të mbështetur shoqen e saj të ngushtë Arjola Demirin, e cila është banore në shtëpinë e ‘Big Brother Vip”.

Në një postim në Instagram të aktores Arjola Demiri, deputetja e Kosovës me anë të një komenti ka treguar se e do shumë shoqen e saj, duke e komplimentuar edhe për bukurin.

Pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi rikthehet në rrjetet sociale

“Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo poshtë Arjolës.

Vetëm një javë më parë aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, iu nënshtrua operacionit për heqjen e masës tumoriale në tru i cili përfundoi me sukses.