LIFESTYLE, 6 Dhjetor 2021, 23:16

VIDEO/Donald Veshaj i ‘bindet’ nënës së Beatrix Ramosaj: I kam gjërat e qarta

VIDEO/Donald Veshaj i ‘bindet’ nënës së Beatrix

Aktori Donald Veshaj nga reagimet e fundit duket se i ka dhënë fund lidhjes me moderatoren Bora Zemani duke u shprehur se gjerat i ka të qarta dhe që nuk do të mendojë asgjë në lidhje me të shkuarën e tijë.

Në një bisedë me Beatrixën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” Donaldi shprehet i vendosur se të shkuarën e ka lënë pas. Donaldi dhe Beatrix janë çifti më i përfolur dhe i sulmuar i momentit, pavarësisht se rrjeti zien, duket se dyshja janë shumë të qetë me lidhjen e tyre.

“Cfarë po mendon?”- e pyeti Beartix.


“S’dua të mendoj asgjë, s’dua t’i fus vetes stres kot, ndikon tek mua dhe tek ty. Unë gjërat i kam shumë të qarta.”-tha Donaldi.

Kjo deklaratë e aktorit ka ardhur pas letrës që nënëna e këngëtares dërgoi në shtëpinë e “Big Brother Vip” ku shprehej se bekimin Beatrixës me Donaldin do ia jepte vetëm pasi ai të deklaronte se i kishte mbyllur gjërat me të shkuarën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)