TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Produksioni i “Big Brother VIP” konfirmoi sot se Romeo, vëllai binjak i Donaldit, do të futet sot në shtëpi. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Romeo, i cili përmes një postimi në “Instagram” shprehet: “Sot është nata. Mezi pres”.
Më herët sot përmes një klipi produksioni paralajmëroi surpriza gjatë mbrëmjes së sotme. Nuk dihet ende nëse Donaldi do hyjë në shtëpi si surprizë për të vëllanë, apo si konkurrent. Ndërkaq, nuk mungojnë as aludimet për një dalje të Donaldit nga shtëpia, pasi më herët gjatë kësaj jave ai do të shkruante në xham: “Më nxirrni që këtu”, që do të pasohej nga fjalët: “Jo, jo”.
“Sonte në shtëpi do ketë një hyrje të re të cilën publiku e ka kërkuar pafund. A do kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do jetë Romeo? Cilat do të jenë reagimet e tyre?”, thuhet në klipin që ka publikuar Arbana Osmani në Instagram.
“Një ndërrim i Romeos me Donaldin? Hyrja e sotme në shtëpi pritet t’i trazojë ujërat”, shkruhet në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother.