LIFESTYLE, 7 Dhjetor 2021, 09:17

‘Ha, dh*, i fusin një të puthur, një të lëpirë…’, nxehet Sabiani, Beatrix: Ç’të bëj

‘Ha, dh*, i fusin një të puthur, një të

Teksa banorët ishin mbledhur në oborr, Sabiani mbrëmjen e djeshme u shpreh i inatosur që në “Big Brother” ka disa banorë që sillen si ‘parazitë’.

“Janë në modë parazitët, është e çuditshme. Qenka bukur të jesh parazit. Ha, dh*, pi cigare, këputi ndonjë të puthur, ndonjë të lëpirë edhe je në rregull, iku Big Brotheri”, tha Sabiani, deklaratë e cila nuk u prit mirë nga Beatrix.

“Ke ndonjë ide se çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse të puthemi?”, e pyeti Beatrix ndërsa Donaldi e tërhoqi nga vetja duke i lënë të kuptonte që s’duhej të fliste.

“Më djeg se po puthem vetë”, tha Beatrix teksa Donaldi ia mbylli gojën me dorë.

Beatrix për inat të Sabianit e puthi dhe njëherë Donaldin. “Ç’të bëj tjetër unë, ose do puthem, ose do lëshoj qime në tokë”, tha Beatrix teksa Iliri po pastronte dyshemenë.