TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Helena Kadare është shprehur se nuk është një grua e hekurt dhe se ka jetuar edhe në hijen e burrit të saj Ismail Kadare. Teksa përshkroi veten e saj, ajo nënvizoi se nuk është aspak hijerëndë, por është thjesht një grua e natyrshme.
“Të gjithë ju ndodh kur bëra njohje të reja që ‘iu mendova ndryshe’. Më duket se është hija e Ismailit që ma jep këtë. Herë më ka pëlqyer herë jo, që unë të isha në hijen e Kadaresë. Duhet të kisha një sjellje të jo natyrshme me njerëzit për shkak të atij. Gjërat janë sheshuar dhe tani dhe nuk ka asnjë problem. Nuk jam një grua e hekurt, nuk e di pse më quajnë ashtu. Nuk jam as hijerëndë. Unë jam një grua e natyrshme”, u shpreh ajo për Euronews Albania.
Ismail Kadare, nga ana tjetër e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjërat e mëdha nuk ka përcaktime.
I pyetur kohë më parë se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh është përgjigjur: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka. Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.
Helena Kadare lindi në vitin 1943 në Elbasan. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.
Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve 90-të, emri i Helena Kadaresë, do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve 70-të (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve 90-të) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe. Ndoshta se shkrimtarja brenda saj e bënte më të ndjerë përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë, e libra që i ka dashur. Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip nobelistin polak Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze përmes prozës së Ysushi Inoue.