LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2022, 14:18

Ledio Lako: Nëse kur të martohem gruas i shkaktojnë stres prindërit e mi do të jetojmë më vete, do e respektoj

Ledio Lako: Nëse kur të martohem gruas i shkaktojnë stres

Aktori i humorit Ledio Lako është shprehur se kur të martohet do ja lë në dorë gruas nëse do të jetojmë me prindërit apo më vete.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se aktualisht jeton me familjen ndërsa shtoi se në të ardhmen do të respektojë vendimin e gruas nëse kjo e fundit preferon që të jetojnë vetëm.

“Unë jetoj me familjen. Nëse do isha i martuar do ja lë të vendos gruaja. Po nuk deshi dhe familja ime i shkakton një stres do të dilja më vete. Do e respektoj”- tha ai.