LIFESTYLE, 7 Janar 2022, 10:43

Noizy dhe Stresi bëjnë paqe, hyjnë “live” në Instagram së bashku

Noizy dhe Stresi bëjnë paqe, hyjnë “live” në

Dy  nga reperët e njohur Rigels Rajku i njohur nga publiku si Noizy dhe Arkimed Lusha, i njohur si Stresi mbrëmë kanë hyrë së bashku “Live” në rrjetin social Instagram.

Duket se ata i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Fillimisht në “live” ishte Stresi dhe një shok i përbashkët i tij dhe Noizyt, Aleks Visha,  dhe më vonë dyshes iu bashkangjit edhe reperi Noizy.

Pajtimi i Noizyt dhe Stresit ka bërë që në “live” të hyjnë rreth 80 mijë shikues të cilët kanë duartrokitur veprimin e reperëve duke thënë se të dy duhet të shfrytëzojnë për mirë ndikimin e tyre tek fansat.

Reperët kanë vendosur të ndërtojnë tri shtëpi me paratë e fituara në rrjetin social “Tiktok” dhe duket se kanë bërë paqe. Reperi Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas.

Dyshja i lënë pas mëritë mes tyre, ku Noizy u shpreh se nëse s’do jenë shokë, të paktën të mos jenë armiq.