TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është tërhequr nga jeta publike dhe projektet muzikore. Disa mosmarrëveshje me shtëpinë diskografike, të shprehura më parë nga këngëtarja, mesa duket kanë bërë që të qëndrojë larg muzikës për disa kohë.

Mirëpo, duket se Era ka punuar me shumë projekte muzikore dhe 2022-i është viti që do ta aktivizojë sërish. Këtë gjë ajo e ka lënë të nënkuptohet në një postim, duke veçuar një koment të një fansi, i cili kërkon “nëse 2022-a do jetë viti yt”.

Kujtojmë që këngëtarja është përfolur për një bashkëpunim me Skerdin, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes.