TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i Donald Trump dhe Kimberly Guilfoyle janë fejuar. 44-vjeçari Donald Trump Jr. dhe prezantuesja 52 vjeçare e ‘Fox News’ janë në lidhje që nga viti 2018.
“Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh tashmë dhe njihen prej rreth 15 vitesh”- ka thënë një burim për DailyMail.
Cifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York. Ata janë të fokusuar në punën dhe te fëmijët e tyre, pasi kanë në total gjashtë” (5 të Donald Trump Jr nga martesa me ish-bashkëshorten e tij Vanessa dhe 1 gazetares).
Të shtunën Don Jr. festoi 44 vjetorin e lindjes në një mbrëmje gala në resortin Mar-a-Lago në Florida.
Aty çifti ishin veshur me të zeza dhe 52 vjeçarja Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës.