LIFESTYLE, 4 Janar 2022, 23:08

Donaldi flet për natën e kaluar në suitë me Beatrix: Kam fjetur gjumin më të gjatë në jetë

Donaldi flet për natën e kaluar në suitë me Beatrix: Kam

Nata e kaluar në suitë në "Big Brother VIP", mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, është komentuar gjatë në rrjete sociale.

Të pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, ata janë shprehur shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Ndërkohë, ajo ka insistuar më tej lidhur me natën që kaluan në suitë së bashku.

“Si shkoi te suita?”,e pyeti ajo.

“Realisht aty kam fjetur gjumin më të gjatë në jetën time, ndryshon ambient edhe fakti që ke një jakuzzi në dhomë. Për mua ishte një ditë shumë e bukur dhe ishte një super surprizë”, u shpreh Donaldi.