LIFESTYLE, 6 Janar 2022, 12:26

VIDEO/ Drita të fikura, qirinj dhe puthje të “zjarrta”, Einxhel e Dj Dagz kalojnë momente intime në jakuzi

VIDEO/ Drita të fikura, qirinj dhe puthje të “zjarrta”,

Einxhel dhe Dj Dagz, duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap. Ata janë parë duke shkëmbyer puthje të zjarrta këto ditë, e këtë gjë, e kanë bërë pa pasur problem praninë e kamerave.

Pas puthjeve që nisën fillimisht në shtrat, e më pas, në ambientet e ndryshme të shtëpisë. Kësaj here, moderatorja dhe Dj i njohur, janë vendosur në suitë, ku kanë nisur të puthen dhe të bisedojnë për gjëra brenda dhe jashtë shtëpisë.

Moderatorja dhe Arbëri kanë shfrytëzuar edhe jakuzin, të cilin e kishin mbushur me shumë shkumë. Me dritat e fikura, qirinj dhe shampanjë, ata kanë kaluar disa momente mjaft romantike.

Kujtojmë se Einxhel gjatë spektaklit të së Martës u fsheh prapa kolltukut, kur po jepeshin puthjet e saj ‘baby kiss’ me Arbërin.

Madje ajo shtoi se është person hermetik dhe se asnjëherë nuk ka qenë e hapur për lidhjet e dashurisë, duke qenë se ka preferuar t’i mbaj private.