TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Miqësia e Diola Dostit dhe Nita Latifit, e krijuar në Big Brother, nuk vazhdoi më jashtë shtëpisë. Të gjithë e vunë re se vajzat nuk shoqëroheshin më bashkë dhe se kishte një lloj ftohjeje mes tyre. Diola ka folur për këtë gjë në një intervistë të fundit për “Natën me Aulonën”, ku tha se pas daljes së Nitës nga shtëpia, ajo ndjeu një indiferencë nga ana e saj.
Për këtë arsye, Diola sqaroi se vendosi t’i bënte unfollow në Instagram, duke ndërprerë përfundimisht miqësinë mes tyre.
Brenda shtëpisë së Big Brother kam qenë njësoj si edhe jashtë dhe nëse është një individ që ka pasur një problem me shëndetin, unë kam bërë edhe rolin e nënës, duke qenë vetë nënë, për ta mbrojtur në mënyrë instiktive. Pashë që ky investim emocional që dhashë aty brenda, nuk u barazua me pjesën jashtë kur dola”, -tha Diola, duke shtuar, “Pashë një energji totalisht ndryshe. U ndjeva pak e zhgënjyer dhe thashë: ‘E di çfarë? Kur unë investohem dhe nuk marr diçka mbrapsht, më mirë të fus vizën’.
Në fund, ajo shtoi se Nita është një vajzë shumë e mirë dhe i uroi asaj shumë suksese.