LIFESTYLE, 4 Tetor 2023, 15:37

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos pas ofendimit të rëndë ndaj këngëtares

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos pas ofendimit

Pas bujës që shkaktoi deklarata e Albano Bogdos për Beatrix Ramosajn, aktori zgjodhi ta thyente heshtjen dje, duke postuar një shprehje që thoshte:

Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; lirinë e fjalës, lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes; dhe kryqëzimin publik nëse përdor një nga dy të parat.
Kjo ka sjellë reagimin e aktorit Elvis Pupa, i cili në një video të shkurtër të publikuar në profilin e tij në Instagram, shprehet:

Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)