TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e djeshme Arjola ka marrë një nga surprizat më të bukura brenda shtëpisë së BBV.
Pjesë e korit që ka kënduar në mbrëmjen e Krishtlidnjeve është bërë edhe vajza e saj. Arjola e ka parë nga ekrani të voglën e saj dhe ky moment e ka përlotur menëjherë.
Arbana i ka kërkuar Arjolës të dalë në oborr, moment në të cilin ka mundur të përqafojë të bijën. Ky moment i ka përlotur të gjithë në studio, edhe Arbanën e cila ka lotuar pas këtij takimi me shumë mall dhe emocional.
Takimi i saj me të bijën pas gati tre muajsh u përcjell me shumë emocione dhe lot nga aktorja, të cilës iu mundësua të qëndrojë me të për disa minuta.
Përveç saj, edhe shumë nga banorët u përlotën nga ky moment i ndjeshëm dhe surpriza për aktoren e njohur nga Tropoja.