TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori, Blendi Fevziu është një ndër figurat më stoike të ekranit shqiptar. Ai ka një “look” të veçantë dhe prej vitesh identikohet me mungesën e flokëve.
I ftuar pasditen e djeshme te “Rudina”, Blendi tregoi se nuk është tunduar asnjëherë të zgjas flokët. Madje, ka zbuluar se para disa kohësh i kanë propozuar t’i mbjellë flokët, por nuk ka pranuar.
“Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë “dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë”. I thashë “shiko, nuk ka problem, po të jap unë dy-tre emra”. “Jo, donte me ty”, tha, “jo, faleminderit më lër rehat”, i thashë. S’më ka shqetësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë”, rrëfeu Fevziu.
