LIFESTYLE, 16 Shkurt 2022, 13:32

Ronela Hajati publikon foto nga prapaskenat e klipit të këngës “Sekret” por… bëhet meme. Ja si reagon këngëtarja

Ronela Hajati publikon foto nga prapaskenat e klipit të këngës

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit më këngën e saj “Sekret” në Eurovision, në qytetin e Torinos, Itali, e cila mesa duket po dëgjohet shumë në vendet e huaja.

Së fundmi ajo ka nisur punën për xhirimin e klipit të këngës, për të cilin ajo ka paralajmëruar se do të jetë “një përrallë”.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj disa foto të shkëputura nga prapaskenat. Ajo që mori vëmendje të madhe ka qenë modeli i flokëve të këngëtares, me një bisht horizontal ku varen disa pjesë në formë vertikale të flokëve.

Ky model i veçantë u bë menjëherë viral në rrjet, ku faqe të ndryshme nëpër rrjetet sociale e kanë komentuar dhe shpërndarë si meme.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe këngëtarja, e cila duke se e ka marrë me shumë sportivitet dhe i ka pritur mirë memet që kanë atë në fokus.

Në një faqe në Instagram që ka postuar disa meme të krijuara me fotot e fundit të Ronela Hajatit, kjo e fundit ka komentuar: “Po vdes”

Gjithashtu ajo ka postuar në Instagramin e saj disa foto të tjera ku me sa duket shpjegon pse ka zgjedhur këtë model flokësh:

Ajo ka zbuluar më parë nëpërmjet Instagramit të saj se ka punuar me producentë të njohur në Londër për realizimin. Në një shkrim të bërë bashkëngjitur me disa foto nga xhirimet ajo shkroi se klipi do të vijë në ditët e para të marsit, por nuk ka specifikuar një datë fikse.

Megjithatë ajo ka dhënë disa detaje, ku ka shprehur se xhirimet janë bërë në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

Rikujtojmë që këngëtarja është renditur si në vendin e parë e cila do të hapë festivalin e Eurovisionit natën e parë të gjysmë finales.