LIFESTYLE, 17 Shkurt 2022, 11:03

Beatrix Ramosaj, pritet të marrë pjesë në finalen e “Big Brother Vip”

Beatrix Ramosaj, pritet të marrë pjesë në finalen e

Më datë 18 Shkurt do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”.

Nata finale e “Big Brothër Vip”, pritet  të këtë  shumë  surpriza. Finalistët janë Donaldi, Einxhel, Iliri dhe Beniada nga ku vetëm një prej tyre do të fitojë çmimin e madh.

Pak ditë më parë, Beatrix Ramosaj, refuzoi të  hynte  brenda shtëpisë së famshme, për të darkuar me Donaldin. Trixa u mërzit, pas shakave të Donaldit me Eramal Mamaqin.

Duke qenë se pak ditë më parë Beatrix Ramosaj refuzoi të hynte  brenda shtëpisë për të darkuar më banorët, finalistë për shkak të disa hatërmbetjeve, ndjekësit janë bërë kuriozë nëse ajo do të jetë e pranishme  në finale .

Ndërsa të gjithë mendonin se raporti me Donaldin është krisur, Beatrix tregoi dje se vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e tij.

Ajo iu kërkoi publikisht fansave që të votonin Donaldin.

Për më tepër, burime  pranë “Top Channel”, bëjnë  me dije se ajo do të marrë pjesë dhe në finalen e madhe që do të mbahet nesër.

Këngëtarja ka lënë pas hatërmbetjet nga batutat dhe do të shkojë në studio për të mbështetur të dashurin e saj nëse do të shpallet fitues.

Poll