LIFESTYLE, 16 Shkurt 2022, 10:13

Katër muaj pa e takuar! Përlotet babai i Ilirit: Më ka marrë malli ta puth

Katër muaj pa e takuar! Përlotet babai i Ilirit: Më ka marrë

Mbrëmjen e kaluar në Big Brother Vip Fan Club ishin të ftuar ish-banorët e shtëpisë, por edhe njerëz të afërt që mbështesin katër finalistët e mbetur: Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniada.

Edhe pse në moshë të thyer i pranishëm në studio ishte edhe babai i Ilirit i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij.

Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.

Me gjithë shpirt falenderoj ‘Big Brother’-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht.

Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij. Universale, këtë e theksoj.

Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë.’